Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Bashkimi Evropian i ka tërhequr vëmendjen Malit të Zi se shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia do të dëmtonte ekonominë e tijë dhe zbrapste përpjekjet për ndërtimin e lidhjeve më të ngushta me Bashkësinë.
Pas bisedimeve në Bruksel me zyrtarë malazezë, serbë dhe federalë jugosllavë, në një kumtesë të Bashkësisë thuhet se “fragmentarizimi i mëtejshëm në rajon jo vetëm që do të ishte në kundërshti me integrimet evropiane, por do të kishte edhe çmim të dukshëm ekonomik”.
Havier Solana, shef i politikës së jashtëme të Bashkësisë, tha se “bisedimet e sotme treguan qartë se qëndrimi së bashku është rruga shumë më e mirë dhe më e shpejtë për Serbinë dhe Malin e Zi që të marrin pjesë në integrimet evropiane”.
XS
SM
MD
LG