Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri në dorëheqje i Shqipërisë, Ilir Meta propozoi Pandeli Majkon, ministër aktual i Mbrojtjes, të vihej në krye të qeverisë, duke thënë se vendit i nevojitet një qeveri e cila do të shpiej drejtë integrimeve evropiane dhe reformave ekonomike.
Ndërkohë, kryesia e Partisë Socialiste në pushtet ka vendosur që të dilet me tre kandidatë për kryministër- Pandeli Majko, Ermelinda Meksi dhe Kastriot Islami.
Partia Demokratike opozitare, e cila u kthye në parlament, kishte bërë thirrje për formimin e një kabineti të ri me pjesmarrjen e të gjitha partive, duke përfshirë vet ate, dhe i kishte akuzuar socialistët për jokompetencë në udhëheqjen e vendit.
XS
SM
MD
LG