Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri rus, Mikhail Kasyanov thotë se Uashingtoni dhe Moska duhet të bashkojnë forcat kundër “rreziqeve reale ndaj sigurisë në botë, e jo të imagjinuara”.
Kasyanov i ka bërë këto komente pas takimit me presidentin George Bush ,i cili shkaktoi brengosje në mesin e zyrtarëve rus dhe evropian javën e kaluar kur i quajti Iranin, Irakun dhe Korenë Veriore “bosht i së keqes”.
Kasyanov nuk tha nëse ai dhe Bush diskutuan për këto tre vende, duke shtuar se ata kanë biseduar lidhur me gjithë agjendën amerikano –ruse, duke përfshirë “stabilitetin strategjik dhe përballjen me konfliktet e ndryshme në botë”.
George Bush nuk bëri ndonjë koment pas takimit me Kasyanovin.
XS
SM
MD
LG