Ndërlidhjet

NJU JORK


Liderët e tre vendeve me shumicë Islame, Jordanit, Katarit dhe Malajzisë, u kanë bër thirrje popujve të mbarë rruzullit që të mos e keqkuptojnë natyrën e Islamit për shkak të aksioneve të disa ekstremistëve fetarë dhe terroristëve, siç i kanë përshkruar.
Mbreti Abdullah i Dytë, Emiri Hamid bin Kalifa al-Tani dhe kyreministri Mahathir Mohamad, folën në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Nju Jork e thanë se sulmet terroriste të 11 shtatorit nuk kanë qenë pjesë e një “lufte islamike” kundër Shteteve të Bashkuara sikurse që lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit nuk është “kryqëzatë kundër Islamit”.
XS
SM
MD
LG