Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, thotë se një marrëveshje përfundimtare me Greqinë për çështjen e emërtimit të vendit, ka shumë gjasa të arrihet deri në fund të këtij viti.
Gjatë takimit në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kolin Pauell, Trajkovski tha se Maqedonisë i nevojiten investimet private dhe ndihmat e huaja, me qëllim që të zbatojë marrëveshjen e paqes, së inicuar nga Perëndimi.
Duke konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Shkupin, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, kumtoi se administrata Bush ka paraparë në buxhetin e vitit 2003, një shumë prej 50 milionë dollarësh ndihma për Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG