Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka pranuar se Shtetet e Bashkuara mund të kenë vrarë apo plagosur gabimisht forcat aleate afgane, në një sulm ajror në veri të Kandaharit. Ramsfelld u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp, se po hetojnë ende incidentin e datës 24 janar në afërsi të rajonit Hazar Ladam, në të cilin 15 mbështetës të qeverisë së përkohshme të Kabulit, u raportuan të vrarë.
XS
SM
MD
LG