Ndërlidhjet

KABUL


Udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, deklaroi pas bisedimeve me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Xhefri Hun, se përleshjet mes fraksioneve rivale në provincën juglindore Paktia, dëshmojnë nevojën urgjente të formimit të ushtrisë kombëtare të Afganistanit. Dy grupimet afgane që luftojnë për kontrollin e qytetit Gardez, shkëmbyen sot ndërsjelltas robërit e luftës, por pa arritur t’u japin fund grindjeve për postin e guvernatorit të qytetit.
XS
SM
MD
LG