Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON/SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell në Uashington ka thënë se vendit të tij i nevojiten investime private dhe ndihmat e huaja me qëllim që të zbatojë Marrëveshjen e Paqës të ndërmjetësuar nga Perëndimi.
Duke konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Shkupin, zëdhënësi i Stejt Departamenit kumtoi se administrata e presidentit George Bush, në buxhetin e vitit 2003, ka paraparë 50 milion dollarë ndihmë për Maqedoninë.
Në një tjetër zhvillim, nga Shkupi njoftohet se Maqedonia ka kërkuar formalisht që Misioni i NATO-s atje, që përfundon në mars, të zgjatet për tre muaj të tjera.
XS
SM
MD
LG