Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka paraqitur Kongresit planin e buxhetit federal që synon të shpërblejë vendet të cilat e kanë mbështetur fuqimisht luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.
Sipas planit të shpenzimeve, i cili duhet të finalizohet nga Kongresi, vendet duke përfshirë Uzbekistanin, Kirgistanin, Jordanin, Indinë dhe Pakistanin do të marrin një mbështetje të shtuar ushtarake dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Joseph Bowab, tha se kërkesat e buxhetit janë strukturuar ashtu që të përfitojnë shtetet të cilat u zotuan të mbështesin Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG