Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se retorika e fundit e presidentit George Bush nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara janë gati të invadojnë ndonjë vend apo se nuk janë të disponuara të angazhohen në dialog me të tjerët.
Në një seancë dëgjimi para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Powell tha se njashtu sikurse presidenti Ronald Regan kishte të drejtë ta quaj Bashkimin Sovjetik, “perandori të së keqes”, Bush ishte korrekt ti definojë si një “bosht të së keqes” qeveritë e Iranit, Irakut dhe Koresë Veriore.
Powell i ka bër thirrje presidentit të Irakut Saddam Hussein që ti lejoj inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatim dhe ti dëshmojë botës se nuk zhvillon armë për zhdukje në masë.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të hapin dialogun në çdo kohë me Koren Veririore, por se Feniani duhet të sinjalizojë se është i gatshëm gjithashtu.
XS
SM
MD
LG