Ndërlidhjet

MUSAFARABAD/KASHMIR


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf ka thënë se India duhet të pranojë ofertën e Pakistanit për hapjen e dialogut për zgjidhjen e mosmarrveshjeve rreth Kashmirit, se sa të vazhdohet me përqëndrimin e trupave përgjatë kufirit, por tërhoqi vërejtjen se Pakistani është i përgatitur të mbrohet kundër sulmit.
Musharaf tha se myslimanët që luftojnë ti japin fund sundimit të Indisë në Kashmir janë “kryengritës” të detyruar të rrokin armët kundër “okupimit brutal ushtarak” nga India -e jo terroristë, siç thotë Nju Delhi dhe akuzoi Indinë për “terrorizëm shtetëror” në Kashmir.
XS
SM
MD
LG