Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, bën të ditur se deri në fund të marsit mund të transferohen në Kosovë të gjithë shqiptarët të cilët mbahen prej afro tre vjetësh në burgjet e Serbisë.
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në UNMIK, Zhan-Kristian Kadi, tha se autoritetet e Beogradit ua kanë paraqitur dokumentacionin për 162 të ndaluarit shqiptarë, i cili tani do të shyrtohet nga misioni në mënyrë që të shihet se kush do të vuajë dënimin më tej në Kosovë dhe kush duhet liruar menjëherë. Burime shqiptare thonë se numri i të burgosurve është shumë më i lartë.
XS
SM
MD
LG