Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, thotë se përshpejtimi i bisedimeve me Irakun, mund të çojë në kthimin në Bagdad, të inspektorëve për armatimin të OKB-ve. Amir Musa, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, i cili së fundi pati një vizite pune në Irak, tha pas kthimit prej andej, se autoritetet irakene dëshirojnë rifillimin e bisedimeve. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, njoftoi sot se Kofi Anan ka shprehur gadishmërinë të takohet me një delegacion iraken.
XS
SM
MD
LG