Ndërlidhjet

VETON SURROI


Ka shumë shpjegime. Deri tani kemi bërë shumë analiza rreth kësaj çështjeje. Nga njëra anë fjala është për një mungesë tradite të krijimit të koalicioneve dhe demokracisë në përgjithësi dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me kufizimet objektive, të cilat ekzistojnë në kornizën kushtetuese…së treti kemi të bëjmë me numrat, që kanë dalë nga këto zgjedhje. Këto qartazi çojnë drejt ndërtimit të koalicioneve të gjëra me të cilat ne ende nuk jemi mësuar. Unë, së fundi, në një shkrim javën e kaluar, kam propozuar që mos të përqendrohemi në formë të menjëhershme te shpërndarja e posteve të kryetarit dhe të kryeministrit, por që partitë politike në këtë rast, LDK-ja PDK-ja të ulen dhe të bisedojnë konkretisht: së pari rreth asaj çfarë i bashkon, vizionit të përbashkët… së dyti të hartojnë një platformë qeveritare se çfarë duhet të bëjë qeveria brenda tri viteve të ardhshme dhe së treti në bazë të këtyre dy pozicioneve themelore, të shohin se çfarë kuadri disponojnë për të formuar një qeveri, e cila duhet të jetë funksionale dhe duhet ti japë Kosovës stabilitet.
XS
SM
MD
LG