RADIO EVROPA E LIRË
Në forumin ekonomik botëror në Nju Jork, morët pjesë në një tryezë ku u diskutua dhe çështja e Kosovës. Agjencitë kanë raportuar se lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës, në një mënyrë, sikur u përkrah mbajtja e gjendjes “status quo”. Në këtë aspekt çfarë ishin sugjerimet tuaja?
VETON SURROI
Po edhe unë pajtohem dhe mendoj se për një kohë të gjatë kam qenë avokat i zgjidhjes, sipas Së cilës duhet ndërtuar institucionet demokratike në Kosovë, në Serbi… dhe duhet krijuar një atmosferë shumë e mirë në rajon, që të mund të bisedohet për statusin. Natyrisht në biseda për statusin duhet të merret parasysh patjetër edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës, të cilët përfundimisht do të saktësojnë çfarë pozite duan.
RADIO EVROPA E LIRË
E përmendët demokratizimin e Serbisë. Do të thotë kjo se edhe Serbinë e shikoni si një palë tejet me rëndësi në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës?
VETON SURROI
Patjetër do të involvohet. Kjo do të thotë se Beogradi do të jetë pjesë e negociatave për statusin, në mos për asgjë tjetër, atëhere për shkak të faktit se duhet të sanksionoj pajtimin e vet për mbrojtjen e të drejtave minoritare të popullatës serbe.
RADIO EVROPA E LIRË
Partitë politike shqiptare në Kosovë nuk po mund merren vesh lidhur me formimin e institucioneve demokratike edhe pse kaluan më tepër se dy muaj e gjysëm që nga mbajtja e zgjedhjeve. Si e shpjegoni ju këtë situatë?
VETON SURROI
Ka shumë shpjegime. Deri tani kemi bërë shumë analiza rreth kësaj çështjeje. Nga njëra anë fjala është për një mungesë tradite të krijimit të koalicioneve dhe demokracisë në përgjithësi dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me kufizimet objektive, të cilat ekzistojnë në kornizën kushtetuese…së treti kemi të bëjmë me numrat, që kanë dalë nga këto zgjedhje. Këto qartazi çojnë drejt ndërtimit të koalicioneve të gjëra me të cilat ne ende nuk jemi mësuar. Unë, së fundi, në një shkrim javën e kaluar, kam propozuar që mos të përqendrohemi në formë të menjëhershme te shpërndarja e posteve të kryetarit dhe të kryeministrit, por që partitë politike në këtë rast, LDK-ja PDK-ja të ulen dhe të bisedojnë konkretisht: së pari rreth asaj çfarë i bashkon, vizionit të përbashkët… së dyti të hartojnë një platformë qeveritare se çfarë duhet të bëjë qeveria brenda tri viteve të ardhshme dhe së treti në bazë të këtyre dy pozicioneve themelore, të shohin se çfarë kuadri disponojnë për të formuar një qeveri, e cila duhet të jetë funksionale dhe duhet ti japë Kosovës stabilitet.
RADIO EVROPA E LIRË
Si njërin nga shkaqet për këtë pozicion në të cilin gjendet procesi politik në Kosovë përmendët edhe kornizën kushtetuese. Përse mendoni ashtu?
VETON SURROI
Korniza kushtetuese objektivisht ka krijuar disa kufizime në jetën tonë politike fundja edhe me një numër jashtëzakonisht të lartë, të themi, në çështjen e përfaqësimit të diskriminimit pozitiv ndaj minoriteteve. Kështu që një numër shumë i vogël i votave ka krijuar një hapësirë shumë të madhe vendosëse brenda parlamentit. Por këto janë gjëra që janë në kornizë dhe në ato në këto zgjedhje nuk kanë mundur të ndryshohen, kështu që duhen respektuar si të tilla.
RADIO EVROPA E LIRË
Disa herë në Kosovë, zoti Surroi, është diskutuar çështja e një qeverie teknike, apo një qeverie profesionistësh, siç thuhet. Janë përmendur edhe emrat e mundshëm të kandidatëve për kryeministër të një qeverie të tillë. Një gazetë vieneze para disa kohësh ka shkruar se ju jeni i preferuari i amerikanëve për këtë post. Si i komentoni këto zhvillime dhe këto shkrime?
VETON SURROI
Unë mendoj se në mungesë të një dinamike politike në Kosovë, në mungesë të zgjidhjeve për ndërtimin e konsensusit janë zhvilluar spekulime të ndryshme në mes të të cilave edhe ky spekulim i kësaj gazete apo ndonjë gazete tjetër.
RADIO EVROPA E LIRË
A do të thotë kjo se ju nuk do të pranonit eventualisht kandidimin për një post të tillë?
VETON SURROI
Unë fare nuk jam kyçur në asnjë formë në këto bisedime. Jam përpjekur që me shkrimet e mia ti ndihmoj partitë politike dhe opinionin publik tani që të gjejnë një zgjidhje ku do të ndërtohej konsensusi kosovar