Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një sulm raketor mbi një autokolonë në lindje të Afganistanit, mund të ketë vrarë një lider të rëndësishëm të rrjetit AL-Kaida, ndoshta edhe vetë Osama Bin Ladenin – citojnë mediat amerikane burime në Pentagon. Zyrtarët amerikanë besojnë se i vrari ishte një drejtues shumë i rëndësishëm i organizatës Al-Kaida, nga vëmendja dhe kujdesi që shoqëruesit tregonin ndaj tij. Drejtori i CIAs, Xhorxh Tenet, tha mbrëmë para Komitetit për Zbulim të Senatit, se nuk e dinte nëse Bin Laden është gjallë apo ka vdekur.
XS
SM
MD
LG