Ndërlidhjet

KASERES, SPANJË


Ministrat e Bashkimit Europian pritet të mblidhen të premten dhe të shtunën në Spanjë, në një takim joformal që nuk pretendon të marrë vendime zyrtare. Funksionarët pritet të diskutojnë ngjarjet në Ballkan e veçanërisht zgjatjen e mandatit të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Maqedoni. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjensia AFP, qëllimi i presidencës spanjolle të rradhës së Unionit Europian, është që t’ia kalojë kontrollin e misionit “Dhelpra e Kuqërremtë”, një force europiane për reagim të shpejtë.
XS
SM
MD
LG