Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiç, ka lënë të kuptohet se qeveria e tij do të dorëzojë në Gjykatën Penale të Hagës, katër zyrtarë tepër të kërkuar të dyshuar për krime lufte.
“Unë besoj se ata duhet të shkojnë vullnetarisht në Hagë dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të gjejmë një zgjidhje për t’i çuar ata në Hagë” – citon shtypi i sotëm beogradas. Zoran Gjingjiç pranoi se bëhej fjalë për ish-presidentin serb, Millan Millutinoviç, ish-zëvendës kryeministrin jugosllav, Nikolla Shahinoviç, ish-shefin e shtatmadhorisë jugosllave, Dragoljub Ojdaniç dhe ish-ministrin e brendshëm të Serbisë, Vllajko Stoilkoviç.
XS
SM
MD
LG