Ndërlidhjet

PRESHEVË


Këshilli koordinues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme vendore në Komunat e Bujanocit dhe të Medvegjes, por jo edhe në komunën e Preshevës, sepse vlerëson se atje çdo gjë është në rregull në organet e pushtetit vendor.
Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq ka paralajmëruar që zgjedhjet në Luginën e Preshevës të mbahen nga mesi i qershorit të sivjemë, që nga zyrtarët ndërkombëtarë është vlerësuar si hap i rëndësishëm drejtë vendosjes së demokracisë së plotë.
XS
SM
MD
LG