Ndërlidhjet

BEOGRAD


Fondi për të Drejtën Humanitare ka ftuar koalicionin “Kthimi” dhe Rada Trajkoviçin që të ngrenë në qeverinë e Serbisë, çështjen e veprimtarisë së “Rojeve të urës” dhe të policëve ilegalë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Fondi kërkon që të hapet çështja e Oliver Ivanoviçit, i cili ka formuar “Rojet e Urës” dhe shton më tej se në pjesën veriore të Mitrovicës veprojnë grupacione kriminale dhe jo legale që kontrollojnë kalimin në urën mbi lumin Ibër.
“Banorët e pjesës veriore të Mitrovicës, e dinë se aty qëndrojnë rreth 500 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të veshur si civilë, dhe ekzekutues të shumë krimeve në Kosovë” – pohon Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd.
XS
SM
MD
LG