Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, ka mbërritur në kryeqytetin e Pakistanit, në vizitën e parë atje, që prej marrjes së detyrës në muajin dhjetor. Bisedimet e Karzait me zyrtarë të Pakistanit, pritet të mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, që përfshijnë fatin e luftëtarëve pakistanezë të kapur në Afganistan dhe tre milionë refugjatëve afganë që gjenden në Pakistan.
XS
SM
MD
LG