Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka shprehur përkrahjen e plotë për qeverinë e re të Afganistanit, duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të stabilizohen mbi parimet e respektimit të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe interesit reciprok. Udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, në vizitën e tij të parë në Pakistan që prej marrjes së detyrës në muajin dhjetor, falenderoi autoritetet e Islamabadit për strehimin që u ofruan mbi tre milionë refugjatëve afganë.
XS
SM
MD
LG