Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson thotë se Bashkimi Evropian, anëtarësimi në NATO, implementimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe Amnestia janë të ndërlidhura dhe ato ofrojnë vizionin për prosperitet në Maqedoni.
Robertson bisedoi në Shkup me udhëheqjen e vendit, e kryeministri Georgievski i dorzoi kërkesën zyrtare për vazhdimin e misionit të NATO-s, si garancë plotësuese për paqë të përhershme në vend.
Robertson takoi në Shkup edhe ministrin e jashtëm Jugosllav, Goran Svilanoviq, i cili deklaroi se “kishin biseduar shkurtas lidhur me situatën në jug të Serbisë, Maqedoni dhe bashkëpunimin midis Jugosllavsisë e NATO-s.
XS
SM
MD
LG