Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush
sërish ka theskuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë derisa të kenë bërë çdo gjë për të udhëhequr koalicionin dhe të pastrojnë botën nga terrori.
Ndërkaq, Drejtori i sigurisë së Brendëshme të Shteteve të Bashkuara, Tom Ridge, thotë se agjencitë qeveritare janë seriozisht duke marrë në konsideratë që ti bëjnë 103 centralet bërthamore amerikane më të sigurta fizikisht kundër ndonjë sulmi të mundëshëm me aeroplanë.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ata janë të brengosur se rrjeti terrorist Al Kaida i Osama bin Ladenit mund të komplotojë sulmin e dytë me aeroplanë kundër Amerikës, kësaj here në ndonjë central energjetik bërthamorë.
XS
SM
MD
LG