Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kryeadministratori i ri i Kosovës, i cili nis detyrën më 14 shkurt, thotë se partitë politike në Kosovë, duhet t’i japin fund urgjentisht bllokadës që nuk po lejon formimin e qeverisë së re. Gjatë një konference për shtyp, Mihail Shtainer, tha se planifikon të bisedojë rreth kësaj çështje me secilin udhëheqës më vete, por theksoi se nuk do të imponojë asnjë vendim.
“Misioni i Kombeve të Bashkuara do të transferojë gradualisht dhe me kujdes pushtetin tek autoritetet vendore sapo që të formohet qeveria” – ka thënë diplomati gjerman, Mihail Shtajner.
XS
SM
MD
LG