Ndërlidhjet

BEOGRAD


Më tepër se 1 mijë serbë, shumë prej tyre me flamujt kombëtarë dhe fotografi të ish-presidentit jugosllav në duar, u tubuan në mbështetje të Sllobodan Millosheviçit, gjykimi i të cilit nis më datë 12 të këtij muaji. Protestuesit mbanin parrulla ku lexohej mbishkrimi “Jetë të gjatë Slloboja ynë” apo “Sllobo ne të duam”, në të njëjtin shesh ku një vit më parë, nisën protestat anti-qeveritare që e larguan ish-presidentin jugosllav nga pushteti.
XS
SM
MD
LG