Ndërlidhjet

KABUL


udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, është takuar sot me fraksione rivale pashtune në provincën juglindore Paktia dhe sipas të gjitha gjasave do të anullojë emërimin e Padshah Khanit si guvernator të qytetit Gardez. Kryeqendra e provincës u bë javën e kaluar arenë përleshjesh të përgjakshme mes dy fraksioneve kundërshtare, duke lënë pas 50 të vrarë. Korrespondenti ynë në Kabul informon se një person i tretë, i papërfshirë në konflikt, mund të jetë kandidati më i përshtatshëm për postin e diskutuar.
XS
SM
MD
LG