Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana ka ftuar sonte në Bruksel presidentin malazez, Millo Gjukanoviq për bisedime “të hapta dhe të gjata”, siç u tha, për ardhmërinë e raporteve midis Malit të Zi dhe Serbisë.
Solana pritet të paraqes argumentet në favor të mbetjes në një federatë të ri-rregulluar jugosllave, kurse Gjukanoviq të paraqesë të tijat- referendumin e pavarësisë dhe union dy shtetesh të pavarura me njohje ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Solanës tha se bisedimet vijuese “nga diskutimet teknike kanë kaluar në një skenario më politik”.
XS
SM
MD
LG