Ndërlidhjet

ROMË


Kryeprokurorja e Gjykatës Penale të Hagës, Karla del Ponte, thotë se disponon fakte të padiskutueshme dhe të pamohueshme kundër ish-presidentit jugosllav. Në një intervistë për shtypin italian, Del Ponte bëri të ditur se nja 300 dëshmitarë do të thirren në procesin kundër Sllobodan Millosheviçit, që fillon nesër në Hagë. Identiteti i 30 prej tyre mbahet sekret, për arsye sigurie. Karla Del Ponte tha se dëshmitarët kanë marrë kërcënime, një pjesë e të cilave kanë për autor njerëz të afërt të Mira Markoviçit.
XS
SM
MD
LG