Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat maqedonase të sigurisë kanë hyrë në 12 fshatra në veri-perëndim të vendit, që dikur kontrolloheshin nga guerrilasit e ish UÇK-së, por nuk kanë kanë mundur të patrullojnë në tre fshatra të Gostivarit – ka raportuar Zoran Tanevski, zëdhënës i Trupit Koordinues për Menaxhimin e Krizave. “Banorët shqiptarë të zonës, bllokuan rrugët duke penguar kësisoj njësitet e lehta të policisë multietnike të hyjnë në fshatra”, ka sqaruar Tanevski, për të shtuar se zyrtarët lokalë do të diskutojnë sot për të rikonsideruar mundësinë e hyrjes së patrullave, nën mbikqyrjen e vëzhguesve perëndimorë.
XS
SM
MD
LG