Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

A. XHAFERRI:"KESHILLI KOORDINUES ESHTE DOMOSDOSHMERI"


ARBER XHAFERRI, kryetar i PDSH


Evropa e Lirë
Zoti Xhaferri, si e shikoni zhagitjen e proçesit të formimit te Keshillit koordinues mbarëshqiptarne Maqedoni?

A.Xhaferri
Si një humbje kohe. Vërejtjet që shtrohen janë krejtësisht jashtë konceptit të këshillit koordinues. Qëllimi i formimit të këtij këshilli është që të krijohet një harmonizim në mes të qëndrimeve të ndryshme të partive politike. Së këndejmi në këtë këshill duhet të delegohen njerëz që do ta avancojnë ardhmërinë mes subjekteve politike, jo ata që eventualisht mund ta pengojnë atë. Por tani për tani ky këshill është një organ i ri që duhet të hulumtojë modalitetet e bashkëpunimit ndermjet subjekteve politike, që përfundimisht të dilet me një strategji dhe me një politikë të përbashkët, sidomos përpara zgjedhjeve. Ky këshill ka për detyrë që të inagurojë standarde të reja të bashkëpunimit dhe mendoj se është një formë shumë produktive e bashkëpunimit në mes të faktorëve të ndryshëm politikë.

Evropa e Lirë
Sa mund të jetë ky këshill kredibil, meqë në të nuk është paraparë të marrin pjesë liderat e partive politike si dhe përfaqësuesi politik i ish UÇK-së?

A. Xhaferri
Mendoj se funksioni i këshillit është më shumë teknik sesa politik, kështu që mungesa e liderëve më shumë do të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve sesa të pengojë. Mendoj se lideret aty nuk e kanë vendin, sepse është një çështje më shumë procedurale teknike, sesa strategjike.

Evropa e Lirë
Dhe në fund si e shihni pjesëmarrjen e Partisë Demokratike Kombëtare në këtë këshill?

A. Xhaferri
Ne nuk dëshirojmë të vëmë parakushte që kanë të bëjnë me renomenë e partive politike. PDSH-ja e ka renomenë, atë rejting që e ka, dhe ne nuk kemi dilema. Kështu që në vetvete nuk na pengojnë mundësitë e relativizimeve të tilla. Ne dëshirojmë të japim kontributin tonë pa rezervë në mbarëvajtjen e punëve të këshillit, ngaqë mendojmë se ky këshill është një domosdoshmëri historike.
XS
SM
MD
LG