Ndërlidhjet

UASHINGTON / LONDËR


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur fillimin e gjykimit të Sllobodan Millosheviçit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçër, ka thënë se ndërsa vërtetimi i fajësisë apo pafajësisë së Millosheviçit është punë e Tribunalit të Hagës, pozicioni i Uashingtonit është i qartë: Sllobodan Millosheviçi është përgjegjës për shumë nga krimet e bëra në një dekadë luftrash në ish-Jugosllavi.
Ndërkaq, ministri i jashtëm britanik, Xhek Stro, tha dje se procesi ndaj Sllobodan Millosheviçit, “është paralajmërim për të gjithë diktatorët, si dhe dita kur vetë ish-presidenti jugosllav do të përballet me realitetin”.
Ministri i jashtëm i Britanisë, nxiti qeverinë e Beogradit që të zgjidhë çështjen e bashkëpunimit të plotë me Hagën, si një element qenësor për integrimin në Europë.
XS
SM
MD
LG