Ndërlidhjet

BERLIN / UASHINGTON


Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, kritikoi sot cilësimin “bosht i së keqes” që presidenti Bush bëri javën e kaluar për Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut”. Fisher tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i konsiderojnë aleatët në NATO si “partnerë dhe jo satelitë”. Deklaratën e zotit Bush e qortoi edhe kryesuesi i shumicës në Senat, Tom Dashëll, i cili tha se komentet e presidentit kanë shkaktuar reagime në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG