Ndërlidhjet

HAGË


Gjykimi i ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, ka hyrë në ditën e dytë të tij, ndërsa prokurori Xhefri Najs ka vazhduar të paraqesë përmbledhtas faktet kundër tij, që e akuzojnë për krime lufte dhe gjenocid të ushtruar në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje.
Vetë Millosheviç do të ketë mundësi të flasë më vonë gjatë ditës.
Dje, në hapje të gjykimit, kryeprokurorja Karla del Ponte tha se ky rast përfshin "krime të barbarisë mesjetare dhe egërsisë së kalkuluar”.
XS
SM
MD
LG