Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, doktor Ibrahim Rugova, deklaroi sot se do të dëshmojë kundër Sllobodan Millosheviçit, në procesin e nisur në Hagë.
"Unë do të jem dëshmitari i parë, dhe natyrisht, jam i nderuar të dëshmoj për popullin tim dhe Kosovën" – u shpreh Ibrahim Rugova pas një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Xhon Menzis.
Zoti Rugova tha më tej se procesi është një ngjarje e rëndësishme dhe sadisfaksion për popullin e Kosovës si dhe mësim për të gjithë drejtuesit e tjerë të cilët nuk e respektojnë ligjin.
XS
SM
MD
LG