Ndërlidhjet

TIRANË


Ilir Meta kumtoi se tërhiqet nga kandidatura për postin e ministrit të brendshëm që ju propozua nga kryeministri Pandeli Majko. Kjo lëvizje e tij, i hap rrugën miratimit në parlament të qeverisë së re të kryesuar nga zoti Majko. Deklarata e tërheqjes ishte një përgjigje ndaj refuzimit kategorik që kryetari socialist, Fatos Nano, i bëri pranisë së zotit Meta në kabinetin Majko 2. Ilir Meta i quajti kundërshtarët e tij në parti “grup stalinisto-mafioz”.
XS
SM
MD
LG