Ndërlidhjet

SHKUP


Zyra e presidentit të Maqedonisë, e ka cilësuar konstruktiv takimin tre orësh të përfaqësuesve të katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Ohrit tek kryetari i shtetit, Boris Trajkovski.
Mësohet se temë diskutimesh kanë qenë zgjedhjet e parakohshme dhe përshpejtimi i miratimit të ligjeve më prioritare, përfshirë atë të amnistisë. Duke qenë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, i dërguari i Bashkimit Europian, Alain Le Roy, sugjeroi që ajo të caktohet brenda javës së ardhshme ose një javë më pas.
XS
SM
MD
LG