Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të merren me Irakun, në atë mënyrë që do t’a shohin më të arsyeshme, por nuk specifikoi se për çfarë aksionesh bëhet fjalë. Presidenti Bush i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij pakistanez, Pervez Musharraf. Të dy liderët diskutuan një varg çështjesh, përfshirë rrëmbimin e reporterit të gazetës amerikane “Wall Street Journal”. Zoti Musharraf u shpreh se logjikisht ishte i bindur që Daniel Përll është gjallë.
XS
SM
MD
LG