Ndërlidhjet

UASHINGTON


Duke raportuar para një nënkomiteti për buxhetin të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Kolin Pauell, tha se është e nevojshme që të kalojë më shumë kohë për të parë nëse Mali i Zi mund të gjejë një mënyrë për të qëndruar brenda federatës Jugosllave.
“Nëse shihni shanset që ka Mali i Zi për të qenë shtet, nëse merrni në konsideratë aspektet e tjera, të gjitha këto sugjerojnë se do të ishte më racionale të ecej ngadalë dhe jo të thuhej menjëherë se ka ardhur koha për pavarësinë e Malit të Zi” – u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell.
XS
SM
MD
LG