Ndërlidhjet

TIRANË


Komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Marsel Valentin dhe presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, nënshkruan sot paradite një marrëveshje teknike në mes të KFOR-it dhe Forcave të Sigurisë së Shqipërisë. Dokumenti ka të bëjë me metodat që do të përdorin pjesëmarrësit për të informuar njëri-tjetrin, lidhur me shkallën e njësive dhe patrullave që do të operojnë në secilën anë të kufirit.
XS
SM
MD
LG