Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

FUNDI I NJE ANAKRONIZMI


PATRICK MOORE, analist i REL


Emri Jugosllavi mbase nuk do te jete edhe shume kohe ne perdorim, sepse duket se tash sa kohe i ka kaluar afati i perdorimit.
Shtypi malazez ka raportuar se pavarresisht nga forma e ujdise ndermjet Serbise dhe Malit te Zi, cilido qofte asociacion i ri i tyre, ka pak gjasa te emertohet - Jugosllavi.
Beogradi favorizon termin Federata e Serbise dhe Malit te Zi, ndersa emertimin Unioni i Serbise dhe Malit te Zi, e preferon Podgorica.
Ideja e jugosllavizmit – perkatesisht bashkesise se sllaveve te jugut – eshte koncept kroat qe daton nga shekulli i 19-te. Mendimtaret kroat supozonin se bashkepunimi me i ngusht me fqinjet etnikisht me te afert, do te ishte shpresa me e mire per popullin e tyre, qe atebote ishte i pergjysmuar ndermjet austriakeve dhe hungarezeve brenda monarkise se Habsburgut dhe subjekt i presionit te levizjeve nacionaliste nga Hungaria dhe Italia.
Shkurt, jugosllavizmi ishte koncept qe lindi nga dobesia e nje populli, qe nuk kishte pavarresi te vertete shteterore per shekuj dhe pak shpresa per ta realizuar ate ne nje te ardhme te afert.
Shteti jugosllav qe lindi ne perfundim te Luftes se Pare Boterore ishte pjelle e angazhimit te politikaneve aleat per te detyruar lideret serbe te bashkpunojne me politikanet kroat dhe te tjere ne ekzil nga Monarkia e Habsburgut.
Serbia shpresonte te krijonte Serbine e Madhe me numer jo te madh te sllaveve romano-katolik, por pas disfates se Mbreterise se Serbise nga forcat e boshtit, lideret e saj ne ekzil nuk kishin zgjedhje tjeter pos te vepronin sipas vullnetit te aleateve.
Shteti i ri fillimisht ishte emertuar Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve. Pas gati nje dekade jo-stabiliteti politik, Mbreti Aleksander Karagjorgjeviq, me 6 janar te vitit 1929, kishte shpallur Mbreterine e Jugosllavise. Ky shtet i dominuar nga serbet vazhdoj se ekzistuari deri ne pranveren e vitit 1941.
Shteti komunist jugosllav, qe doli nga Lufta e Dyte Boterore, ishte i bazuar ne barazine kombetare, sepaku ne teori. Serbet, kroatet, sllovenet, maqedonasit dhe malazezet ishin shpallur popuj shteteformues. Myslimanet sllave kishin marre statusin e njejte dy dekada me vone. Ne vendin me emertimin qe do te thoshte Toke e sllaveve te jugut, hungarezet dhe shqiptaret jo-sllav fillimisht kishin statusin e pakices dhe pastaj te kombesise.
Ne fakt ky vend ishte Toke e Partise Komuniste.
Por, kur Slobodan Millosheviqi hetoi se Jugosllavine nuk do te mund ta rrembente per synimet e tija, ai vendosi ta shkaterroj ate. Ajo qe pastaj mbeti nga ai shtet, duke perfshire Kosoven dhe Malin e Zi, ishte Serbia e Madhe. Politika e tij ne vitin 1999, humbi Kosoven, ku shqiptaret deshirojne pavarresi te plote. Pavarresi synon edhe udheheqja aktuale e Malit te Zi. Ajo qe ka mbetur nga Jugosllavia eshte ne fazen perfundimtare te dezintegrimit.
Pavarresisht nese Mali i Zi do te mbetet ne ndonje aranzhman politik me Serbine ose jo, shteti qe quhej Toke e sllaveve te jugut tash sa kohe ka pushuar se ekzistuari.
Millosheviqi kishte mbajtur emertimin Jugosllavi me shpresen per te mbajtur pronen dhe prestigjin nderkombetar.
Keto shpresa, bashk me Jugosllavine, tash i takojne historise.
XS
SM
MD
LG