Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

VARSHAVË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson ka theksuar se “gënjeshtrat që thotë Sllobodan Millosheviq lidhur me NATO- n, nuk do te ndihmojnë davanë e tij në Gjykatën e Hagës, sepse NATO gjithmonë ka vepruar në pajtim me ligjin ndërkombëtar, dhe ka vepruar kështu që të kursejë jetërat, e jo ti humbë ato”.
“Pas një decenie dhune, gjakderdhjesh e mizorishë Millosheviq ndodhet atje ku e ka merituar, dhe ky është gjykimi në Hagë ku do të gjejë drejtësinë”, ka thënë Robertson në Varshavë, duke iu referuar akuzave të Millosheviqit në Gjykatore që Aleanca të ketë shkelur ligjin ndërkombëtarë gjatë fushatës së bombardimeve të Jugosllavisë me rastin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG