Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar që të gjithë 103 centralet atomik të miratojnë rregulla shumë më të rrepta lidhur me kontrollimin rendgen të punonjësve dhe trajnimin e rojtarëve, si pjesë e fushatës anti-terror.
Këto masa të përpikta sigurie kërkojnë që edhe veturat dhe kamionët që u afrohen centraleve energjetike bërthamore të ndalen për kontrollim shumë më larg hyrjeve në oborrin e centraleve.
Aktivistët për sigurinë bërthamore, por edhe ligjvënës kishin kërkuar që Trupat e Gardës Kombëtare të ndihmojnë për parandalimin e ndonjë sulmi që do të përhapte kontaminimin radioaktiv në shkallë të gjërë, por urdhëri i sotëm nuk përmendë këte kërkesë.
XS
SM
MD
LG