Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld thotë se Irani ka qenë “krejt i pahajr” në luftën kundër terrorizmit duke lejuar anëtarë të rrjetit terrorist al Kaida që të arratisen tjetërkundi nga Afganistani nëpërmjet territorit të tijë.
Në një intervistë për mediat amerikane, Rumsfeld ka thënë se autoritetet e Iranit kanë qenë “shumë gjentilë” ndaj terroristëve që tentonin të arratisen nga Afganistani.
Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar Iranin gjithashtu për përzierje në perëndim të Afganistanit dhe minimin e përpjekjeve të qeverisë në Kabull që të shtrijë pushtetin e sajë në gjith territorin.
XS
SM
MD
LG