Ndërlidhjet

FRANKFURT


Zëvendës kryeministri irakian,Tariq Aziz i ka deklaruar shtypit të Gjermanisë se Iraku është i gatshëm për një zgjidhje të gjithanëshme të problemeve të tij me Perëndimin.
Në një intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Tariq Aziz ka mohuar që Iraku të ketë ndonjë lidhje me terroristë dhe ka përsëritur qëndrimin e Bagdadit se nuk disponon më me armë për zhdukjen në masë.
Bagdadi do të pranonte një formë të inspektimit të armëve nga Kombet e Bashkuara poqese nuk do të përqëndrohej vetëm në Irak, por që do të siguronte se në mbarë rajonin nuk ka armë për zhdukje në masë, ka thënë Tariq Aziz.
XS
SM
MD
LG