Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i ri i UNMIK-ut, u kërkoi partive politike të Kosovës, që të bashkëpunojnë për formimin e qeverisë.
Diplomati gjerman me eksperiencë të gjatë në Ballkan, Mihail Shtainer, sinjalizoi gjatë një konference për shtyp se fillimi i privatizimit do të jetë mes prioriteteve të tij, meqë ka nevojë për investime dhe punë.
Shtainer do të takojë nesër liderët kryesorë politikë të Kosovës fillimisht për t'i dëgjuar qëndrimet e tyre mbi gjendjen aktuale dhe lidhur me formimin e institucioneve, por siç tha ai, kjo nuk mund të zgjasë shumë pasi tani po vjen koha e fundit që partitë të veprojnë bashkërisht.
XS
SM
MD
LG