Ndërlidhjet

BANJA LLUKË


Kryeprokurorja Karla Del Ponte mbërriti sot në Banja Llukë, me qëllim që të nxisë zyrtarët e atjeshëm të forcojnë bashkëpunimin me Gjykatën Penale të Hagës. Më tepër se 20 serbë të Bosnjes, mes të cilëve të shumëkërkuarit, Radovan Karagjiç dhe Ratko Mlladiç, i janë shmangur arrestimit dhe qarkullojnë të lirë.
Del Ponte tha se kishte dijeni që Karagjiç gjendet në pjesën serbe të Bosnjes dhe u ka kërkuar autoriteteve të atjeshme që të lokalizojnë vendndodhjen e tij.
XS
SM
MD
LG