Ndërlidhjet

KABUL


Aeroporti i Kabulit u mbyll sot për civilët ndërsa trupa ndërkombëtare dhe automjete të blinduara janë vendosur atje, në përpjekje për të ruajtur rendin pasi disa pelegrinë myslimanë rrahën për vdekje dje ministrin afgan të aviacionit dhe turizmit, Abdul Rahman. Zyrtari u sulmua teksa përgatitej të nisej për në Indi dhe turma ju vërsul e zemëruar nga fakti që ishte anulluar fluturimi për në Mekë. Ministri i jashtëm britanik, Xhek Stro, i cili arriti sot në Kabul për bisedime me udhëheqësin e përkohshëm Hamid Karzai, tha se ushtarët britanikë u ndodhën shumë larg skenës për të ndërhyrë.
XS
SM
MD
LG