Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se Uashingtoni është i përcaktuar që të shohë largimin nga pushtetin të Saddam Husein, duke theksuar se
regjimi në Irak duhet të ndryshojë ose të ndryshohet.
Derisa presidenti George Bush po punon që kjo të arrihet me mjete paqësore, ai po mban të hapura të gjitha opsonet dhe Shtetet e Bashkuara do të veprojnë edhe vetëm, po të jetë e domosdoshme, që të ndryshojnë regjimin në Bagdad, ka thënë Colin Powell.
Sekretari amerikan i shtetit i ka bërë këto komente pasi Rusia dhe disa aleatë Amerikanë nga Evropa i tërhoqën vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër çfardo aksioni unilateral ndaj Irakut.
XS
SM
MD
LG