Ndërlidhjet

MOORE:"ROLI I PAZEVENDESUESHEM I SHBA-ve NE BALLKAN"


PATRICK MOORE, analist i RFE/RL


* Disa vezhgues thone se nuk do te ishte ide e keqe qe Uashingtoni te lejonte Brukselin qe te marre kontrrollin mbi misionin ushtarak ne Maqedoni dhe madje edhe ne Ballkan. A mendoni se kjo eshte casje realiste nese dihet se Shtetete e Bashkuara jane fuqia e vetme te e cila kane besim shqiptaret ne rajon?

P. MOORE
Megjithëse Shtetet e Bashkuara po përdorin më shumë energji për të ulur tensionin në pjesë të tjera të botës, gjithsesi nuk do ta largojnë vëmendjen nga Ballkani. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë rolin e tyre, dhe ashtu si e thatë dhe juve më lart, është një rol shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm politik për tu luajtur në Ballkan, kryesisht për arsye se shqiptarët nuk u besojnë plotësisht vendeve të Bashkimit Evropian, të paktën jo në atë shkallë sa u besojnë Shteteve të Bashkuara. Kështu që do të ketë një rol të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan edhe për një kohë shumë të gjatë.
Në rast se misioni në Maqedoni do t’i transferohej Bashkimit Evropian, dhe në rast se do të kishte një marrëveshje të qartë pune midis Bashkimit Evropian dhe NATO-s, atëherë ajo për të cilën flasim është me tepër një ndryshim i emrit, ose një ndryshim kozmetik dhe jo një ndryshim thelbësor.
Ka disa çështje të tjera që përfshihen këtu, që duhet të zgjidhen herët apo vonë, dhe kjo mund të jetë një kohë e përshtatshme për ta kryer këtë. Së pari është aftësia e Bashkimit Evropian për të krijuar një komandë të vetme ushtarake, që mund të flasë unanimisht, dhe së dyti, ajo që kërkojnë amerikanët është një premtim i qartë nga ky krah strategjik i Bashkimit Evropian, që do funksionojë në baza të rregullta në bashkëpunim me NATO-n, dhe në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe qe mos të shikohet si një mjet i disave në Bashkimin Evropian që nuk e duan pranine amerikane në Evropë.

* Secili qe ka ndjekur me vemendje komentet e shtypit dhe prononcimet e burreshtetsav evro-perendimor gjate vitit te kaluar ka hetur nje qendrim te tyre jo te lumtur per rolin dominant te Amerikes ne ceshtjet boterore? Pse?

P. MOORE
Kemi te bejme me nje qasje arrogante, sepse ata flasin ne emer te Evropes thuase kane pyetur shqiptaret ose fqinjet dhe miqet e mij ne Ceki te flasin ne emer te tyre.
Kam vënë re se kritika përqëndrohet në tre fusha.
E para është mjaft serioze, legjitime dhe normale dhe ka të bëjë me dallimet politike. Presidenti amerikan Bush, iu referua kohët e fundit një “Boshti të Djallit” dhe ky koncept i ndarjes së botës në të mirë dhe në të keqe, përputhet me kontekstin kulturor amerikan, ndoshta jo me të gjithë njerëzit në Amerikë, por me disa elemente të kulturës. Por, kjo nuk tingëllon shumë mirë në pjesën tjetër të Atlantikut, në Evropë. Çështjet specifike të politikës ndaj Lindjes së Mesme, për shëmbull, ose ndaj Iranit, janë gjëra që duhen shqyrtuar gjithashtu në një nivel serioz dhe nga njerëz seriozë. Fusha e dytë është e një rëndësie më të vogël sipas mendimit tim, por që është ekzagjeruar shumë nga mediat evro - perëndimore, sidomos që kur Presidenti Bush mori postin e tij si president.
Këto janë çështje si protokolli ambjental i Kiotos, që me aq sa di unë, asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka ratifikuar akoma, tjetra është çështja e dënimit me vdekje që e kemi në Shtetet e Bashkuara, të cilën e kemi patur gjithmonë. Por vetëm tani duket që jetë zbuluar si një problem veçanërisht në Francë, ku ka një diskutim mjaft të gjërë lidhur me konfliktin e vlerave me Shtetet e Bashkuara.
Fusha e tretë e kritikave egziston në qarqe të caktuara, nëpër konferenca, në shtypin ditor, dhe ka të bëjë me një kritikë anti-amerikane, që është bërë kohët e fundit mode.

* Nje pjese e shtypit gjerman dhe britanik sugjeron se resentimentet majtise te Evropes lidhur me suksesin e sistemit amerikan jane ne mesin e shkaqeve te kritikes anti-amerikane. Cilat jane shkaqet tjera?

P. MOORE
Eshte e vertete. Ndoshta është një arsye ideologjike, që sistemi kapitalist amerikan ka dhënë prova që funksionon megjithë mangësitë e tij, ndërsa sistemi evropian i mirëqënies sociale, që lindi në periudhën midis dy luftrave botërore, dhe para luftës së parë, nuk po lëviz. Dhe nëse sistemi i dikujt tregohet që nuk është më i vlefshëm, atëhere ai sulmon atë që është i suksesshmëm, dhe që përparon. Ndoshta kjo është normale për natyrën njerëzore, por dua të theksoj se kjo kritikë nuk vjen thjesht vetem nga majtistët, nuk vjen vetëm nga vende që nuk kanë qënë asnjëherë aleatë të Shteteve të Bashkuara, apo ato shtete që kanë qënë aleatë pak a shumë të dyshimtë si Greqia dhe Franca, por vijnë nga të gjitha anët e spektrit politik, si nga ana e majtë ashtu dhe nga ana e djathtë. Mund të gjeni në Britani , mund ta gjeni në Gjermani, mund ta gjeni nëpër gjithë pjesën perëndimore të kontinentit dhe në gjithë spektrin politik. Ka një element arrogance në të gjithë këtë, ka një tendencë për t’i bërë që të heshtin siq thone ata kaubojet primitivë.
Ka fusha legjitime të kriticizmit, por kriticizmi tani është mjaft i zeshem. Mendoj se është shenjë e një problemi më të madh që ka të bëjë me situatën në shumë pjesë të shoqërisë evro - perëndimore, ku politikanët dhe qeveria kanë humbur kontrollin mbi problemet e tyre.
Edhe pse shpenzojnë shumë para, shtetet e Evropës perëndimore nuk i afrohen dot Amerikës nga teknollogjia, nuk kanë koncensus social për të ndërtuar ushtri më të madhe, që mund të merrte mbi supet e veta detyrat e sigurisë në Evropë në vend të Shteteve të Bashkuara, janë të varur nga partneri nga ana tjetër e Atlantikut, një partner që u shkakton nervozitet për disa arsye, që nuk i quaj shumë të drejta. Ky nuk është një raport i lehtë për t’u menaxhuar.

XS
SM
MD
LG